MALI I ZI RISHIKON KUFIZIMET E SHPEJTËSISË NË RRUGË

Foto: Ilustrim

Ministria e Transportit e Malit të Zi ka nisur analizën e kufizimeve ekzistuese të shpejtësisë në rrugët shtetërore dhe komunale, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Çdo ndryshim i mundshëm do të bazohet në analiza profesionale dhe projekte të hartuara nga inxhinierë të licencuar.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë shtatorit numri i personave të lënduar rëndë në aksidente rrugore është ulur për 26 për qind, ndërsa numri i viktimave për 50 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Megjithatë, gjatë vitit 2025 në rrugët e Malit të Zi humbën jetën 67 persona, ndërsa 685 të tjerë u lënduan rëndë.

Shpejtësia e papërshtatur mbetet shkaku kryesor i aksidenteve me pasoja fatale, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të respektojnë kufizimet dhe rregullat e trafikut.

SHARE