BE-ja KËRKON ULJEN E TENSIONEVE NË TIRANË

Në ditën e dytë të protestës së studentëve në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe zhvillimin e dialogut mes palëve.

BE-ja thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Delegacioni shprehet se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke kërkuar që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe rastet e raportuara të hetohen me përparësi.

SHARE