Udhëheqësit e shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen në një samit në Bruksel nga 17 tetori deri më 18 tetor, ku pritet të flitet për migracionin.
Sipas DailyMail, samiti vjen pasi Italia hapi dy qendra azili në Shqipëri, pjesë e marrëveshjes mes dy vendeve që synon frenimin e migracionit të parregullt në BE. 16 ministra të brendshëm europianë, shkruan DailyMail, kërkojnë ‘zgjidhje inovative’ për emigracionin, njëjtë si qendrat në Shqipëri.
Vendet europiane synojnë të hapin qendra azili, në vendet e Ballkanit si Bosnja, Kosova dhe Serbia.
Marrëveshja është shembulli i parë i një vendi jo anëtar të BE-së që pranon emigrantë në emër të një vendi të BE-së dhe ka tërhequr interesin e vendeve të tjera perëndimore që kërkojnë të dekurajojnë numrin në rritje të emigrantëve që vijnë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe më gjerë.
Sipas medias britanike, BE aktualisht ka marrëveshje në diskutim me Tunizinë, Turqinë dhe Libinë, të cilat marrin fonde në këmbim të ndihmës në frenimin e kalimeve të emigrantëve në BE.
Sipas ministres së Brendshme të Gjermanisë, Nancy Fraser, reformat e migracionit duhet të shkojnë paralel me ‘marrëveshjet ‘ me vendet e treta, por gjetja e këtyre ‘shteteve partnere’ sipas saj është problemi më i vështirë për t’u trajtuar.