Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, ka thirrur seancën parlamentare për më 21 shtator, në të cilën do të shqyrtohet propozimi për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Të enjten, Komisioni Kushtetues i propozoi Kuvendit që të zgjidhen Snezhana Armenko, Ilija Vukçeviq, Jadranka Novakoviq dhe Jellena Ruzhiçiq për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Seanca do të fillojë në orën 13:00.