BISLIMI: KOSOVËS PO I VENDOSEN KUSHTE TË REJA

Idetë e diskutuara në grupin e punës për vizat në Këshillin Europian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, zv/kryeministri i saj, Besnik Bislimi, i konsideron kushte të reja. “Kemi vende të cilat pa asnjë rezervë e kanë përkrahur liberalizimin e menjëhershëm të vizave për Kosovën, kemi ato shtete, të cilat për arsye të dinamikave politike nuk kanë mundur të japin qëndrimin zyrtar, për shkak se disa janë në mandat teknik të qeverive të tyre, është Italia dhe Suedia, si dhe Danimarka që sapo ka paralajmëruar zgjedhjet e reja. Tre ishin çështjet kyçe të diskutuara të enjten në Bruksel: lidhja e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS për autorizim dhe informacion rreth udhëtimit, harmonizimi i sistemit kosovar të vizave me atë të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshja për riatdhesimin e qytetarëve.

SHARE