BOROVINIQ-BOJOVIQ: PA SHËNDET, NUK KA EKONOMI

Mali i Zi mbetet i përkushtuar në arritjen e kujdesit shëndetësor universal si bazë për një popullsi më të shëndetshme, por edhe gatishmëri më të mirë për veprimet e ardhshme emergjente, tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq gjatë një konference online të Komitetit Rajonal të OBSH -së për Evropën. Në pjesën hyrëse të takimit, ministrja kujtoi sfidat me të cilat përballen sistemet shëndetësore gjatë pandemisë COVID19 dhe theksoi se inovacioni, investimet dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të jenë parimet udhëheqëse të përpjekjeve për të ruajtur shëndetin. “Pa shëndet nuk ka ekonomi.  Por, ne gjithashtu do të pajtohemi se nuk ka shëndet pa punonjës shëndetësorë.  Ne kemi nevojë për mbështetjen e OBSH-së në rishikimin e qasjeve strategjike dhe zhvillimin e planeve për të tërhequr, mbajtur dhe mbështetur profesionistë kompetentë dhe të motivuar të shëndetit gjatë gjithë karrierës së tyre, përfshirë zhvillimin e modeleve të reja për përgatitjen e tyre në kohë pasigurie dhe sfidash me të cilat do të përballemi në të ardhmen,” theksoi Boroviniq Bojoviq. Gjatë konferencës, Hans Kluge theksoi rëndësinë e vaksinimit kundër infeksionit COVID 19 dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të vënë një fokus të veçantë në zhvillimin e mekanizmave për imunizim të suksesshëm.

SHARE