SHPALLEN REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit. Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit, koalicioni “Për të Ardhmën e Malit të Zi”, 27 deputetë, koalicioni, “Paqja është kombi ynë”, 10 deputetë dhe koalicioni “E zeza mbi të bardhë” 4 vende. Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga 3 vende secila, Partia Socialdemokrate 2, dhe nga 1 vend në parlament e kanë fituar: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj – Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.

SHARE