Nga Partia Popullore Socialiste kumtuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mz, janë zgjidhja më e mirë për daljen, siç thonë ata, nga një krizë e thellë sociale dhe ekonomike.
Anëtari i kryesisë së PSP-së, Miomir Vojinoviq, deklaroi se shtetin në krizë të tillë e ka sjellë PDS me partnerët e saj të koalicionit.
“Ne gjithashtu besojmë se në rrethana të tilla është e nevojshme një dialog midis qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që më në fund të gjendet modeli më i mirë për një dalje të mundshme nga kriza”, tha Vojinoviq.
Ai thotë se në PSP konsiderojnë se për shtetin janë të dëmshme çfarë do mesazheve euroskeptike të cilat, siç thekson Vojinoviq, të shtyjnë në margjinat e standardeve evropiane demokratike.
“Ne vazhdojmë ende të besojmë se Bashkimi Evropian nuk ka alternativë dhe se demokratizimi i shoqërisë dhe anëtarësimi në familjen moderne të vendeve të përparuara duhet të jetë në qendër të të gjitha përpjekjeve tona”, tha Vojinoviq.