TESTET PCR NGA ISHP DO TË JENË TË VLEFSHME NË TË GJITHË BOTËN

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) do të marrë një Certifikatë të Akreditimit deri në fund të Qershorit, duke e bërë atë institucionin e parë në rajon testet PCR të të cilit për koronavirus do të zbatohen në mënyrë të barabartë kudo në botë. Shefja e sistemit të cilësisë në ISHP, Milana Pavliçiq, tha për agjencinë MINA se një pacient që merr rezultatin e analizës me një shenjë akreditimi, merr një rezultat që plotëson kriteret e cilësisë në të gjithë laboratorët në botë që punojnë në përputhje me ISO 1589. “Një qytetar i Malit të Zi, i cili do të merret në testim në Institut, do të marrë një raport të testit PCR që do të mbajë shenjën e akreditimit dhe vetë ekipet do të njihen me atë shenjë kudo, në Gjermani, Kanada…,” tha Pavliçiq.

SHARE