Foto: Shutterstock
Çmimet e derivateve të naftës nga sot deri të hënën e ardhshme do të jenë më të ulëta për 4 deri në 8 cent krahasuar me javën e kaluar, varësisht nga lloji i karburantit.
- EUROSUPER 98 është 1,58 euro ose 5 cent më i lirë krahasuar me javën e kaluar (pa uljen e akcizës 1,75 euro);
- EUROSUPER 95 është 1,55 euro, 4 cent më i lirë (pa uljen e akcizës 1,71 euro);
- EURODIZEL – 1,71 euro ose 7 cent më i lirë (pa uljen e akcizës 1,98 euro);
- VAJI PËR NGROHJE është 1,87 euro, ose 8 cent më e lirë.
“Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën e llogaritjes së çmimeve maksimale me pakicë të disa llojeve të derivateve të naftës, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars 2026, përllogaritja e radhës do të bëhet më 20 prill 2026, ndërsa çmimet eventualisht të ndryshuara do të vlejnë nga 21 prilli 2026”, njoftuan nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.










