RMV / GJUHA SHQIPE NË KUSHTETUTË, PENDAROVSKI E MBËSHTET

Çështja e Gjuhës Shqipe në Kushtetutë aktualisht është e përkufizuar si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës në RMV.

“Përse identiteti i dikujt të fshihet pas shifrave”? Në këtë mënyrë Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski e ka komentuar ndryshimin e frazës “20%” me “gjuhën shqipe”.

“E kam thënë disa herë dhe para dy-tri viteve. Absolutisht nuk më pengon dhe i pari do ta mbështes për shkak se mendoj se është natyrore, normale. Përse identitetin e dikujt, që është i qartë i pakontestueshëm, të fshihet pas shifrave”, thotë Presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Për marrëveshje partiake për ndryshimet kushtetuese duhet të ketë pajtueshmëri nga palët pjesëmarrëse.

Sipas tij, për momentin nuk ka një konsensus të tillë.

“Nëse dikush dëshiron të bisedojmë për modelin kroat, pala tjetër do të thotë se këtë çështje e kemi zgjidhur para më shumë se 20 viteve. Nëse të parët thonë të bisedojmë për bullgarët në Kushtetutë si kusht për vazhdimin e rrugëtimit evropian, pala tjetër do të thotë jo. Me forcë nuk mund të detyroni askënd për të biseduar”.

Këto komente Presidenti Pendarovski i bëri në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ku ka mbajtur një ligjëratë për studentët e këtij institucioni arsimor. 

SHARE