GJELOSHAJ: STRATEGJI E VEÇANTË E QEVERISË NDAJ VENDEVE KU JETOJNË PAKICAT

Në ekspozenë e tij, Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka paralajmëruar decentralizimin e vetëqeverisjeve lokale përmes ndryshimit të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale dhe Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale, e cila fatkeqësisht nuk ka asnjë kuptim për Ministrin e financave dhe mirëqenies sociale, Z.Spajiq, i cili përgatiti ligjin që privon komunat më pak të zhvilluara 11.2 milion euro, ka deklaruar kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj shprehet i sigurt se ky ligj nuk do të mbështetet nga asnjë deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe tashmë ka një paralajmërim të disa deputetëve nga shumica qeverisëse se një sulm të tillë ndaj komunave nuk do të mbështesin.

“Logjika e ministrisë së financave është të marrë nga komunat më të varfra, më pak të zhvilluar, e për fat të keq këto janë shumica e komunave ku jetojnë popujt pakicë. Kjo mendoj se nuk është rastësi, por qëllimi që standardi i komunave ku jetojnë popujt pakicë të goditet edhe më shumë sepse kjo është fatkeqësisht politika e Qeverisë aktuale, mirëpo ngjajshem edhe ato paraprake i perkrahen këto komuna, për atë këto komuna janë të pazhvilluara!,” tha Gjeloshaj.

Ai shtoi se në numër, kjo do të thotë 5-6 milion më pak për komunat e Ulqinit, Tuzit, Gucisë, Plavës dhe Rozhajës.

“Nëse analizojmë buxhetin për vitin 2021 dhe këtë propozim, përfundimi është i qartë, qeveria ka një strategji të veçantë ndaj vendeve ku jetojnë pakicat! Këto janë të dhëna konkrete dhe mirë të argumentuara,” përfundoi Gjeloshaj.

SHARE