Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ka njoftuar se nuk do të shqyrtoj ndryshimet në Ligjin për Presidentin deri më 16 mars dhe se kjo temë nuk mund të jetë në rend dite për shkak të veprimeve procedurale të cilat sipas tyre kërkojnë kohë.
Të enjten skadon afati për formimin e qeverisë, formimi i së cilës në bazë të këtij ligji i është dhënë Miodrag Lekiq.
Lidhur me mundësinë ligjore për shpërndarjen e Kuvendit, Gjukanoviq tha se deri më 16 mars do të ketë një qëndrim të qartë, i cili, siç tha, do të jetë në përputhje me Kushtetutën.