TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE NGA MESNATA DO TË RRITEN NGA 16 DERI NË 29 CENT

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të rriten nga 16 deri në 29 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë 16 centë më shtrenjtë dhe do të arrijnë në 1.74 euro dhe 1.78 euro në dy javët e ardhshme. Eurodieseli do të rritet për 29 cent dhe do të kushtojë 1.74 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të rritet për 25 cent dhe do të kushtojë 1.67 euro. Ndryshimi i fundit i çmimeve të karburanteve ishte më 28 shkurt, kur të gjitha llojet u rritën nga dy deri në katër cent.

SHARE