TË INTENSIFIKOHET BASHKËPUNIMI I MBROJTJES MIDIS MALIT TË ZI DHE REPUBLIKËS ÇEKE

Gjatë takimit midis ministrit të Mbrojtjes së MZ, Predrag Boshkoviq dhe ambasadorit të Çekisë në Mal të Zi, Karel Urban, u theksua se bashkëpunimi i mbrojtjes midis Malit të Zi dhe Republikës  së Çekisë mund të intensifikohet edhe më tej.

Urban uroi Boshkoviqin, për kontributin e jashtëzakonshëm të Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi, në arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme të Malit të Zi siç është  anëtarësimi në NATO. Urban theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në Nato, jo vetëm që sjell përfitime për Mal të Zi , por për të gjithë bashkësinë evropiane.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Mali i Zi, shihej si një faktor i stabilitetit në Ballkan, duke theksuar mbështetjen e pakursyer të Republikës Çeke për anëtarësimin e ardhshëm të Malit të Zi, në Bashkimin Evropian.

Boshkoviq tha se Mali i Zi do të angazhohet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për promovimin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, duke apostrofuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi absolut në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Boshkoviq shtoi se Mali i Zi po përpiqet të thellojë bashkëpunimin, si me aleatët, ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë drejtim, ai shtoi se bashkëpunimi i mbrojtjes midis Malit të Zi dhe Republikës së Çekisë mund të intensifikohet, veçanërisht në fushat që kanë të bëjnë me interes të përbashkët.

Boshkoviq, e njoftoi ambasadorin çek në lidhje me planet strategjike të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi, bashkëpunimin ndërkombëtar aktual me strukturat e NATO-s, kontributin e Malit të Zi, në sistemin kolektiv të sigurisë si dhe për  planifikimin strategjik dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në strukturat malazeze të mbrojtjes.

SHARE