Shtëpia moderne në stilin industrial ka një kopsht fantastik vertikal

Shtëpi luksoze prej 370 metrash katrorë

Pos paneleve të drurit, muret janë të mbështjella edhe me një mënyrë interesante: muri në dhomën e ndejës është tapiceri në ngjyrë të gjelbër e cila krijon përshtypjen e një kopshti modern vertikal.

Detyra e arkitektëve ishte të projektonin një hapësirë për një çift të martuar në moshë të mesme që pëlqejnë dizajnin modern dhe minimalizmin, por edhe luksin.

Shtëpia ka dy kateve për banim, bodrumin, objekte shtesë argëtuese dhe sportive, sallën për ushtrime, d.m.th. mini palestra, sauna dhe një dhomë bilardo me një bar për shoqërim, transmeton Telegrafi.

Në katin përdhese ka një ambient te bukur ndenje me pamje nga pylli që rrethon shtëpinë. Zona përbëhet nga një kuzhinë e bollshme, sallon ndenje dhe ngrënie. Përveç kësaj, kati përdhese ka një kënd për relaksim, një lloj kopshti dimëror mini-zen me barishte të mbjella dhe një vend për t’u ulur.

Arkitektët e projektuan dhomën e ndenjes në atë mënyrë që përveç pamjes së natyrës së bukur falë mureve të mëdha prej xhami, të lidhet edhe me kopshtin dhe galerinë moderne dimërore të lartpërmendur në katin e parë.

Nga dhoma e ndenjes, pamja shtrihet në kopshtin dimëror të ndarë nga një tullë xhami e bardhë transparente dhe në galerinë ndodhet edhe një kënd tjetër i vogël për shoqërim dhe një dhomë studimi e mbushur me piktura artistike.

Në shtëpi mbizotërojnë stili minimalist dhe ngjyrat neutrale – grija dhe e zeza e mbytur nga druri natyral nga i cili janë bërë dyshemetë dhe pjesët e mbuluara të tavaneve dhe mureve të varura. Këto panele muri janë mbledhur nga pjesë të paneleve prej druri të bëra më parë që tani formojnë një panel artistik, jo vetëm një mbulesë muri.

Përveç paneleve prej druri, muret mbulohen në një mënyrë tjetër interesante: muri në dhomën e ndenjes është një sixhade e gjelbër që krijon përshtypjen e një kopshti vertikal modern.

/Telegrafi/

SHARE