LEKIQ: NË RAST TË PËLQIMIT EVENTUAL TË 41 DEPUTETËVE, DO T’I BASHKOHEM FORMIMIT TË QEVERISË

Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re dhe njëkohësisht lider i DEMOS-it, Miodrag Lekiq, ka bërë të ditur se në rast të marrëveshjes së mundshme, 41 deputetë do të vazhdojnë me procedurën e mëtutjeshme të formimit të Qeverisë.

“Në përpjekje për të kryer detyrën e mandatarit në mënyrë serioze dhe me përgjegjësi publike, ju njoftoj se në fund të kësaj jave do të përfundoj fazën e konsultimit me qëllim që të konstituoj propozimin e programit dhe përbërjen e Qeverisë nga forcat politike të shumicës elektorale në vitin 2020. E njëjta mazhorancë që më zgjodhi mua si mandatar, e cila është konfirmuar në seancën e Kuvendit të Malit të Zi më 29 dhjetor 2022”, tha Lekiq.

Siç tha ai, duke përmbledhur këtë fazë të punës, dhe duke respektuar dinamikën e parashikuar nga ligji, së shpejti do të shpallë publikisht një përgjigje të saktë dhe përfundimtare në pyetjen:

„A ekziston në mënyrë definitive apo jo vullneti i të 41 deputetëve për të formuar një Qeveri të re, të formuar përmes një procesi demokratik, bazuar në bazën programore të koalicioneve të fituara në vitin 2020 dhe marrëveshjen politiko-programatike për formimin e Qeverisë së 44, e cila është nënshkruar nga deputetët më 2 shtator 2022 nga partia e mazhorancës zgjedhore. Me pëlqimin eventual të të gjithëve, që fatkeqësisht deri më tani ka munguar nga disa parti, do të vazhdoja me procedurën e mëtejshme të formimit të qeverisë,” tha Miodrag Lekiq në komunikatën për media.

Siç thotë ai, kjo do t’i jepte fund veprimeve të Qeverisë aktuale me karakter të kufizuar, e cila pavarësisht kësaj vazhdon me një politikë punësimi publikisht korruptive në institucionet shtetërore, nga komponentët partiakë, kombëtarë dhe klientelistë.

SHARE