Ekipet e shpëtimit në Turqinë jugore thonë se janë ende duke dëgjuar zëra nga nën rrënoja më shumë se një javë pas një tërmeti shkatërrues 7.8 ballë, duke ofruar një fije shprese për të gjetur më shumë të mbijetuar.
Imazhet e transmetuara nga CNN, tregonin ekipin që punonin në dy zona të rajonit të Kahramanmaras, ku po përpiqeshin të shpëtonin tre motra që besohej se ishin nën rrënoja.
Në të njëjtin rajon, ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë një djalë 18-vjeçar dhe një burrë nga rrënojat të martën, një ditë pasi shpëtuan një vajzë 10-vjeçare pas 185 orësh.
Tetë ditë pas tërmetit dhe pasgoditjeve të tij të dhunshme, më shumë se 36,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe historitë e mbijetesës po bëhen të pakta.
Të hënën, shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha gjatë një vizite në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, se fazës së shpëtimit “po i afrohej fundi”. “Dhe tani faza humanitare, urgjenca e sigurimit të strehimit, kujdesit psikosocial, ushqimit, shkollimit dhe ndjenjës së së ardhmes për këta njerëz, ky është detyrimi ynë tani”, tha ai.