PARAQITËN PROPOZIME PËR NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN PËR MEDIA

Aksioni për të drejtat e njeriut (HRA), i i dorëzoi Ministrisë së Kulturës së MZ, propozimet për 11 amendamente të Projektligjit për Media, të cilat merren me mbrojtjen e saktë të së drejtës për privatësi dhe përjashtimit të përgjegjësisë së gazetarëve për dëmet.

Nga HRA, kumtuan se propozimet kanë të bëjnë lidhur me mbrojtjen e pavarësisë së gazetarëve nga themeluesit e medieve, përgjegjësitë e portalit për komente dhe rrethanat e sakta sipas të cilave një gazetar mund të detyrohet të zbulojë burimin e informacionit.

Nga kjo organizatë joqeveritare , mendojnë se grupi punës, i Ministrisë së Kulturës ka hartuar një projektligj solid.

Ky Projektligji, siç vlerësohet nga HRA, pas debatit publik do të duhej të precizohej më tej për të siguruar zbatimin e ligjit në përputhje me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut.

SHARE