FD: OPOZITA TË DEKLAROHET RRETH INICIATIVËS PËR SHKARKIMIN E GJUKANOVIQ

Fronti Demokratik, u ka bërë thirrje partive të opozitës që të përcaktohen qartë, ndaj Iniciativës së tyre për shkarkimin e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ata rikujtojnë opinionin publik, se javën e kaluar të gjitha subjekteve politike nga radhët e opozitës parlamentare dhe deputetëve të e pavarur ua kanë dërguar iniciativën për të thirrur seancën e Parlamentit të Malit të Zi, për të diskutuar rreth shkarkimit të Presidentit të shtetit.

“Duke pasur parasysh se Fronti Demokratik, nëpërmjet mënyrave të veta konstruktive, ka mbështetur çdo lloj të veprimeve joinstitucionale dhe institucionale i cili do të kontribuonte në zbërthimin e aferës “Zarfa” , prandaj presim që kolegët nga opozita parlamentare të mbështesin Iniciativën tonë për shkarkimin e Presidentit të MZ. Kësaj radhë u bëjmë thirrje publike që qartë të përcaktohen lidhur me iniciativën tonë”, kumtuan nga Fronti Demokratik.

SHARE