TË INTERESUARIT TË APLIKOJNË PËR MBËSHTETJE

 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ,  ka ftuar palët e interesuara që të aplikojnë deri më 15 nëntor në thirrjen për dhënien e mbështetjes për ngritjen dhe modernizimin ose pajisjen e prodhimit të frutave për këtë vit.

Nga kjo ministri njoftuan se ftesa do të publikohet në kuadër të Agrobuxhetit për këtë vit dhe programin e mbështetjes për përmirësimin dhe modernizimin dhe pajisjen e fermave të frutave.

“Mbështetje jepet për ngritjen dhe modernizimin e plantacioneve ekzistuese dhe atyre të reja. Investimeve në plantacionet moderne të frutave dhe përdorimin e rregullt të agro-teknologjisë.

Kjo ka për qëllim prodhimin e rregullt dhe të qëndrueshëm me rendiment të lartë, i cili në afatin e gjatë ndikon në rritjen e vëllimit dhe të cilësisë së produkteve, vëllimit të përpunimit, pasurimit të gamës së produkteve dhe arritjes së një niveli më të lartë të konkurrencës”, thuhet në ftesë.

Prodhuesit bujqësorë përmes kësaj thirrjeje publike mund të marrin mbështetje të pakthyeshme deri në 50 për qind të vlerës totale të investimit të realizuar dhe për blerjen e materialit mbjellës deri në 50 për qind të shumës së përcaktuar me çmimet e referencës. “Vlera maksimale e investimit të pranueshëm është dhjetë mijë euro, ndërsa vlera minimale është 500 euro. Një fermë bujqësore mund të arrijë një pagesë maksimale deri në pesë mijë euro gjatë vitit”, kumtuan nga ministria e bujqësisë.

SHARE