1.678 RASTE TË REJA, 5 HUMBJE JETËSH

Në Mal të Zi sot janë regjistruar 1.678 raste të reja me Covid 19, njoftojnë nga ISHP, ndërsa 5 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 55 deri në atë 77 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 593, Nikshiq 207, Tivar 151, ndërsa në Tuz u regjistruan 19 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 2.349 të infektuar. Rastet aktive janë 15.097, nga të cilët 141 në komunën e Tuzit.

SHARE