Ministria e Arsimit njoftoi të martën se fëmijët duhet të mësojnë në kushte të sigurta. Siç u tha, mësimet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi do të organizohen online deri në fund të javës. “Duke qenë se edhe sot ka pasur raportime për bomba të vendosura në disa shkolla fillore dhe të mesme në Mal të Zi, Ministria e Arsimit, pas rekomandimeve të Drejtorisë së Policisë, ka marrë vendim për mësimin online deri në fund të javës në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Malit të Zi. Në këtë mënyrë ne përpiqemi të sigurojmë vazhdimësinë e orëve të mësimit, duke pasur parasysh sigurinë e nxënësve dhe punonjësve”, thanë nga ky dikaster.