GJELOSHAJ: MALI I ZI SËRISH KUNDËR BOTËS

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se shteti i Malit të Zi u shemb dje në Kuvend. Sipas tij, Komisionit Evropian i është dërguar një mesazh i qartë: se jemi larg BE-së dhe se elitat aktuale politike nuk i dëshirojnë të mirën Malin e Zi dhe se nuk duan që Mali i Zi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Këtë qëndrim, siç thotë ai, dje e kanë shprehur 80 deputetë të Kuvendit të Malit të Zi. “Së pari, “njëra palë” dështoi në provimin europian, kur nuk votuan për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese! Menjëherë më pas, edhe “pala tjetër” ka dështuar në provimin evropian, duke votuar miratimin e Ligjit antikushtetues për Presidentin dhe procedurën e publikimit të tij”, thuhet në njoftim. Ai theksoi se i vetmi opsion politik që ndoqi plotësisht rrugën evropiane dhe tregoi në veprim se sa shumë dëshiron ta shohë Malin e Zi si pjesë të Bashkimit Evropian është Lista Shqiptare (ASH, Forca, LDSH, Pespektiva dhe UNSH), e cila aktualisht është përfaqësuar në Kuvend nga deputeti Genci Nimanbegu . „Vota e Listës Shqiptare ishte “për” zgjedhjen e të katër kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Vota e Listës Shqiptare ishte “kundër” ndryshimeve në Ligjin për Presidentin. Veprimet tregojnë se si dhe sa kërkohet një Mal i Zi evropian dhe si respektohen partnerët tanë ndërkombëtarë që po përpiqen të na ndihmojnë të integrohemi sa më shpejt në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

SHARE