KKSH: NESËR, EKSPOZITË ME DOKUMENTE ARKIVORE DHE FOTOGRAFI EKSKLUZIVE NGA JETA DHE VEPRA E HASAN PRISHTINËS

Nesër, në Librarinë “Ulqini”, me fillim në ora 15:00, do të mbahet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me ITSHKSH-Shkup AQSH-Tiranë dhe Mehmet Prishtina – përfaqësues i trungut familjar Hasan Prishtina organizon ekspozitë me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, Kryeministrit të 8-të të Shqipërisë. Me këtë rast ITSHKSH-Shkup do të dhurojë për Librarinë “Ulqini” mbi 100 tituj të librave, botime të Institutit.  

SHARE