NGA E DIELA HYJNË NË FUQI MASA TË REJA NË TË GJITHË TERRITORIN E MALIT TË ZI

Që nga e diela, masat e reja epidemiologjike do të jenë në fuqi në të gjithë territorin e Malit të Zi. Masat e reja epidemiologjike janë: ndalimi i largimit nga shtëpia nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, dyqanet dhe restorantet do të jenë të hapura deri në orën 20:00, ndalimi i lëvizjes në qyteteve të tjera gjatë fundjavës, maksimumi katër persona së bashku, ritet fetare dhe tubimet, pa besimtarë. Këto masa, siç tha Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq, do të vlejnë deri më 1 dhjetor, me mundësinë e zgjatjes në rast të një situate më të rëndë epidemiologjike. Millutin Simoviq dha dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, tha Hrapoviq, i cili, siç u njoftua, do të zëvendësojë Simoviq në atë pozitë. “Paralelisht me lehtësimin e masave kufizuese, kishim hapjen e kufijve dhe ringjalljen e ekonomisë. U bë e qartë se një mbyllje e tillë kufizuese, siç ishte rasti në pothuajse të gjitha vendet, nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë, kryesisht për shkak të ndikimit në ekonomi,” tha Hrapoviq në një konferencë për media. Drejtori i ISHP-së, Boban Mugosha, njoftoi se, nëse këto masa respektohen, kjo do të çojë në uljen e numrit të njerëzve të infektuar. Që nga rezultatet e fundit, 601 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Malin e Zi, ku në Institut janë raportuar edhe 13 të vdekur brenda 24 orëve. “Situata është komplekse dhe vetëm numri i 8,828 rasteve aktive flet shumë për seriozitetin,” vuri në dukje Mugosha. Nëse nuk vërejmë një përmirësim në ditët në vijim, masat do të jenë edhe më kufizuese, tha ai.

SHARE