KIEVI NË NATO, BOTA NË LUFTËN E III BOTËRORE / ZYRTARI RUS KËRCËNON: E PAEVITUESHME

Pranimi i Ukrainës në NATO mund të cojë në luftën e tretë botërore, tha zëvendëssekretari i këshillit të sigurisë të federatës ruse, Aleksander Venediktov për agjencinë shtetërore të lajmeve në rusi, Tass. “Kievi është i vetëdijshëm se një hap i tillë do të thontë një përshkallëzim të garantuar deri në luftën e tretë botërore”, tha ai duke shtuar se me sa duket, kjo është ajo cka po kërkon Ukraina: krijimin e një zhurme infoarmacioni dhe tërheqjen e vëmendjes tek ata, sërish. Venediktov po ashtu përsëriti pozicionin rus sipas të cilit, perëndimi duke ndihmuar Ukrainën po tregon se është palë direkte në konflikt. Presidenti ukrainas, volodimir zelenski, njoftoi një lëvizje surprizë për anëtarësim të përshpejtuar në aleancën ushtarake të NATO-s, në fund të shtatorit, pasi presidenti Vladimir Putin zhvilloi një ceremoni në Moskë për të shpallur katër rajonet pjesërisht të pushtuara të ukrainës, si toka ruse të aneksuara.

SHARE