JAKSHIQ STOJANOVIQ PROPOZOI NJË RRITJE TË PAGAVE PËR TRAJNIM PROFESIONAL NGA 450 NË 600 EURO NË MUAJ

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit propozoi rritjen e pagave mujore për trajnim profesional nga 450 në 600 euro në muaj.

Ministria, e cila udhëhiqet nga Angjella Jakshiq Stojanoviq, ka njoftuar se Qeverisë i ka dërguar Propozim për ndryshimin e Ligjit për trajnim profesional të personave me arsim të lartë, me të cilin propozohet rritja e kompensimit mujor nga 450 në 600 euro.

“Ne jemi të sigurt se ndryshimi i përmendur, në kombinim me rritjen e pagës minimale neto për qytetarë me arsim të mesëm në 600 euro dhe për qytetarë me arsim të lartë në 800 euro, do të krijojë një mjedis shumë më të mirë për jetën e të rinjve në Mal të Zi. Në periudhën e ardhshme do të propozojmë masa të tjera konkrete me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre gjithëpërfshirëse shoqërore”, theksoi Jakshiq-Stojanoviq.

SHARE