TANKET IZRAELITE VIJOJNË OFENSIVËN NË RAFAH

epa10905979 Smoke rises after Israeli warplanes targeted the Palestine tower in Gaza City, 07 October 2023.. Rocket barrages were launched from the Gaza Strip early 07 October in a surprise attack claimed by the Islamist movement Hamas. In a televised statement, the Israeli prime minister said the country is at war. EPA-EFE/MOHAMMED SABER

E ndërsa diskutohet marrëveshja për armëpushim, tanket izraelite përparuan në zonën perëndimore të Rafahut, duke bombarduar nga ajri, toka dhe deti .

Ushtria goditi 45 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës nga ajri, duke përfshirë strukturat ushtarake, celula militante, raketahedhës dhe boshte tunelesh.

Grupi militant Hamas ka kërkuar nga SHBA-ja që të ushtrojë më shumë presion Izraelit në mënyrë që të tërhiqet nga Rripi i Gazës, pas armëpushimit të kërkuar nga projekt-marrëveshja e propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Hamas vijon të bëjë thirrje që në deklaratën e armëpushimit të përfshihet fundi i luftës, por Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se grupi militant propozoi ndryshime të shumta , prej të cilave ai tha se disa ishin të zbatueshme dhe disa jo.

Ai ia vuri përgjegjësinë Hamasit, duke e akuzuar atë për ndryshimin e kërkesave.

“Hamasi ka propozuar ndryshime të shumta në propozimin që ishte në tryezë. Disa nga ndryshimet janë të zbatueshme, disa jo. Unë besoj se dallimet janë të kalueshme, por kjo nuk do të thotë se ato do të kapërcehen sepse në fund Hamasi duhet të vendosë”, u tha Blinken gazetarëve në Katar.

Administrata e Biden  ka propozuar një plan me disa faza, ku ajo fillestarja është armëpushimi 6-javor, gjatë të cilit përmes negociatave, synohet të arrihet një marrëveshje përfundimtare që i jep fund luftës izraelite.

Sipas planit që të shkohet drejt këtij synimi Hamasi duhet të lirojë rreth 100 pengjet izraelite që mban ende në Gaza. Tel Avivi është pro-armëpushimit 6-javor dhe lirimit të pengjeve, por kryeministri Netanjahu nuk heq dorë nga objektivi që lufta të përfundojë deri në spastrimin e plotë të Hamasit nga Gaza.

Ndërkaq një front i ri lufte rrezikon të përhapet ne Liban. Hezbollah ka lëshuar më shumë raketa që ka lëshuar në Izrael në një ditë të vetme si hakmarrje për një sulm izraelit që vrau një zyrtar të lartë.

SHARE