GJUROVIQ KA CAKTUAR ORËN E KRYEMINISTRIT PËR MË 27 QERSHOR

Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, ka thirrur seancën e posaçme të Seancës së Parë të rregullt në vitin 2022 për më 27 qershor, dhe në rend dite të seancës është ora e kryeministrit dhe pyetjet parlamentare. “Ju rikujtoj se afati për dorëzimin e pyetjeve te kryeministri i Malit të Zi është me shkrim jo më vonë se 72 orë para fillimit të seancës dhe afati për paraqitjen e pyetjeve parlamentare me shkrim të paktën 48 orë para seancës”, thuhet në njoftim. Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, në ora 12:00.

SHARE