KOLEGJIUMI I QKMZ ËSHTË ABUZUAR

Kolegjiumi profesional i Qendrës Klinike të Malit të Zi, është keqpërdorur për diskreditimin e Sindikatit të mjekëve, deklaroi drejtorja e këtij sindikati Millena Popoviq Samarxhiq.

Kolegjiumi i Qendrës Klinike të Malit të Zi, vlerësoi se disa anëtarë të Sindikatës së mjekëve me veprime publike destabilizojnë Qendrën klinike të MZ dhe shkatërrojnë ingritetin e kolegëve përgjegjës dhe profesional.

Me këtë rast ka reaguar Sindikata e mjekëve të medicinës dhe tregoi se vite me radhë tregojnë mbi problemet dhe me vite kërkojnë partnerë për zgjedhjen e tyre.

“Na vjen keq që nuk e shihni të arsyeshme të përgjigjeni në një numër emailash, në të cilët u bëjmë thirrje për diskutime. Na  zhgënjen edhe fakti se kolegjiumi profesional i Qendrës Klinike të Malit të Zi, është i keqpërdorur për diskreditimin e mjekeve të medicinës”, deklaroi Popoviq –Samarxhiq.

Ajo në përgjigje të drejtoreshës së Qendres Klinike të MZ, tha që mos të kthehet politikisht dhe siç shtojnë në këtë mënyrë mos të diskreditojnë punën e tyre.

“Profesioni ynë është e vetmja politikë dhe qëllimi ynë i vetëm që të sjellim pacientët, mjekët dhe kreatorët e politikës së shëndetësisë në të njëjtën tryezë dhe kështu ti shqyrtojmë problemet tona nga të gjitha këto këndet dhe në bazë të këtyre përfundimeve të formulojmë një strategji të qartë. Dhe gjithë këtë e bëjmë për profesionistët dhe jo për politikë”, tha Popoviq-Samarxhiq.

SHARE