Foto: RTNK
Në vitin 2025, tregtia e jashtme e produkteve bujqësore të Malit të Zi arriti në 1.2 miliardë euro, me rritje 8.2%, por vendi mbetet shumë i varur nga importi, pasi mbulimi i importit me eksport është vetëm 9.94%.
Eksporti u rrit shumë pak, në 106.2 milionë euro, ndërsa importi u rrit dukshëm në 1.07 miliardë euro, duke thelluar deficitin në sektorin bujqësor.
Serbia mbetet partneri kryesor tregtar, si në eksport ashtu edhe në import.
Struktura e eksportit dominohet nga mishi i tharë dhe i tymosur, pijet alkoolike dhe vera, ndërsa nga ana e importit kryesojnë mishi, produktet ushqimore dhe qumështi.
Raporti thekson se, pavarësisht rritjes së tregtisë, problemi kryesor mbetet varësia e lartë nga importi dhe mungesa e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas.










