BRUNER: BE DO TË VAZHDOJË MBËSHTETJEN PËR MALIN E ZI NË RRUGËN EVROPIANE

Foto: EP

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Magnus Brunner deklaroi se Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi në rrugën e saj evropiane, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, sigurisë dhe migracionit.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me ministrin e Brendshëm Danillo Sharanoviq, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar për Migracionin.

Në takim u vlerësua se Mali i Zi po arrin rezultate të dukshme në luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e sigurisë kufitare dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, gjë që rrit besueshmërinë e vendit në procesin e anëtarësimit.

Brunner vlerësoi ritmin e reformave dhe rezultatet e institucioneve malazeze në fushën e sigurisë së brendshme, duke theksuar se Bashkimi Evropian e njeh vullnetin e qartë politik dhe vendosmërinë e Malit të Zi për të zbatuar reformat e kërkuara dhe për të përmbushur detyrimet nga procesi i negociatave.

Ai theksoi gjithashtu se Komisioni Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për Malin e Zi në rrugën e tij drejt integrimit evropian, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, sigurisë dhe migracionit.

SHARE