MPJ KA DËRGUAR AMENDAMENTE NË REZOLUTËN PËR GJENOCIDIN NË SREBRENICË

Ministria e Punëve të Jashtme sot ka dërguar amendamente në Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, kanë bërë të ditur departamenti i udhëhequr nga Filip Ivanoviq.

“Në pajtim me Informacionin për propozimin për amendamente në propozimin për rezolutën “Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë 1995”, e cila u miratua nga Qeveria në seancën e 11 majit, Ministria e Punëve të Jashtme sot u dërguan propozuesve sugjerime për tekstin e propozuar, të cilat i kanë me qëllim që të kontribuojnë në eliminimin e keqinterpretimeve, veçanërisht duke pasur parasysh diskutimin lidhur me propozimin e rezolutës në selinë e Kombeve të Bashkuara, si dhe në rajon dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

U theksua se, siç është përsëritur disa herë, Mali i Zi respekton plotësisht vendimet e instancave gjyqësore ndërkombëtare, deklaratat dhe rezolutat e miratuara më parë, duke përfshirë edhe Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë të miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi në vitin 2021.

Ata theksojnë se pikërisht për këtë arsye dhe si një vend i angazhuar për kultivimin e një kulture të kujtesës, të karakterizuar nga harmonia multifetare dhe shumëkombëshe, dhe një vend i njohur si faktor stabiliteti në rajon, i përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve sa më të mira me të gjithë fqinjët e tij, Mali i Zi iu afrua kësaj teme me një ndjeshmëri të veçantë, me qëllim që të jepte kontributin e tij me qëndrim miqësor e pajtues dhe jo me interpretime politike ditore.

SHARE