ABAZOVIQ: PËR SHTATË DITË NGA TRAGETI SHTETI KA FITUAR 127 MIJË EURO

Në shtatë ditët e kaluara shteti ka fituar 127,116 euro nga linja e tragetit Kamenari-Lepatani, ka shkruar kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në Facebook.

“Më lejoni t’ju rikujtoj, të ardhurat vjetore të shtetit përderisa kjo linjë drejtohej nga “kumbarët dhe miqtë” arrinin pak më shumë se 200 mijë euro. Nuk ka asnjë ndalesë, nuk ka pritje përveç atyre që për arsye politike apo frustrimet personale nuk thonë të vërtetën”, tha Abazoviq.

Të rikujtojmë se shteti ka marrë përsipër menaxhimin e tragetit të linjës Kamenari-Lepatani nga Transporti Detar. Tashmë në atë linjë funksionojnë tre tragete, njëri prej të cilëve është blerë nga Të Mirat Detare, ndërsa tjetri është marrë me qira nga Transporti Detar, ndërsa më herët është bërë e ditur se kompania Yu Brive ia ka dhënë tragetin shtetit pa dëmshpërblim.

SHARE