NGA DATA 18 MAJ FILLON APLIKIMI I REGJISTRIMIT TË NXËNËSVE FILLESTARË NË KLASËN E PARË

Në shkollën fillore në Mal të Zi nga data 18 maj 2020 fillon aplikimi i regjistrimit të nxënësve fillestarë në klasën e parë, në mënyrë elektronike, përmes adresës së internetit www.upisi.me.

Këtë vit do të regjistrohen në klasë të parë të gjithë ata fëmijë të cilët deri ne fund të vitit kalendarik 2020, mbushin gjashtë vjet.

Testimi i nxënësve fillon me datë 1 qershor 2020, në periudhën kohore prej 08:00 – 16:00, sipas datave të përzgjedhura për testimin e nxënësve nga ana prindërve.

Prindërit të cilët nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, mund ta kryejnë këtë personalisht në shkollë deri në fund të qershorit 2020.

Për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë nevojiten:

  1. Çertifikata e lindjes;
  2. Vërtetimi nga mjeku i fëmijës;
  3. Vërtetimi nga psikologu nga shtëpia e shëndetit

Regjistrimi i nxënësve këtë vit do të kryhet me testet më bashkëkohore për vlërësimin e pjekurisë së fëmijës.

SHARE