ZGJEDHJET NË BIJELLO POLE DHE SHAVNIK MË 12 QERSHOR

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka shpallur zgjedhjet lokale në Bijello Pole dhe Shavnik për më 12 qershor. “Presidenti Gjukanoviq mori vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bijello Poles dhe Kuvendin Komunal të Shavnikut. Zgjedhjet do të mbahen më 12 qershor,” theksuan nga zyra e Gjukanoviq. Të rikujtojmë se Gjukanoviq i shpalli zgjedhjet lokale për 5 qershor në Budva, Tivat, Plluzhine dhe Zhablak.

SHARE