JOKOVIQ: NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES THEMELORE ËSHTË NJË NGA KUSHTET TONA

Kryetari i Partisë Socialiste Popullore (SNP), Vlladimir Jokoviq, tha se edhe serbët edhe Kisha Ortodokse Serbe do të mbijetojnë. Jokoviq, partia e të cilit me shumë gjasa do të marrë gjashtë vende ministrore dhe postin e nenkryetarit në qeverinë pakicë, tha gjithashtu se ai do të “percaktonte” nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Kujtojmë, nënkryetari i PSP-së, Dragan Ivanoviq, ka konfirmuar dje se partia do të ketë gjashtë dikastere në qeverinë e re. Ministrat e tyre ndër të tjera do të menaxhojnë arsimin, ekonominë, por edhe shëndetësinë. Siç tha Ivanoviq, sot ose nesër do të shpallet përbërja e qeverisë pakicë.

SHARE