Deri më tani, në Mal të Zi, 195 raporte të reagimeve anësore pas marrjes së vaksinavekunder koronavirusit janë dorëzuar në Institutin e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, më së shumti për Sputnik V, ndërsa 12 kanë të bëjnë me AstraZeneca. Shefja e Departamentit të Farmakovigjilencës, Farmakoepidemiologjisë dhe Informacionit mbi Barnat në Institut, Vesellinka Vukiçeviq, tha se ato kryesisht u referoheshin etheve, lodhjeve, dhimbjes së kokës si dhe dhimbjes muskulore dhe në vendin e administrimit të vaksinës. Siç është njoftuar, 40,000 vaksina ruse Sputnik V do të mbërrijnë në Mal të Zi, si dhe vaksinat Pfizer.