GJELOSHAJ: RAMAZANI ËSHTË MUAJ I AFRIMIT, NDIHMËS SË NDËRSJELLËT DHE PAJTIMIT

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social Facebook, theksoi se  Muaji i Ramazanit është muaji i largimit nga kërkesat personale të individit, mendimeve, fjalëve dhe veprave të këqija. “Ramazani është muaj i afrimit, ndihmës së ndërsjellët dhe pajtimit. Pikërisht, këto janë dhe vlerat të cilat i nevojiten në përgjithësi shoqërisë sonë, në kohë të pandemisë e cila na ka prekur të gjithëve. Të gjithë besimtarëve të konfesionit islam, u dëshiroj agjërim të lehtë, ditë të bekuara në këtë muaj të shenjt të Ramazanit, që ti kalojnë me fat dhe qetësi në rrethin e vet familjar!,” theksoi kryetari Gjeloshaj.

SHARE