OBRADOVIQ ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT TË KOMUNËS BERANE

Novica Obradoviq nga radhët e Malit të Zi Demokratik, është kryetari i i ri i Kuvendit të Komunës së Beranës.

Kështu u vendos në seancën e sotme të parlamentit lokal, me votat e 18 këshilltarëve të koalicionit “Berane e Shëndoshë” dhe këshilltarëve të Demokratëve.Kundër këtij propozimit ishin 17 këshilltarët 2Berane fiton”, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike e Socialistëve, Social Demokratët dhe Partia Boshnjake.

Nga PDS-ja kumtuan se ata nuk e mbështesin zgjedhjen e Obradoviqit, sepse e konsiderojnë atë si një lojë politike, por theksojnë se si politikë përgjegjëse ata do të marrin pjesë në punën e parlamentit lokal.

Në seancën e ardhshme të Kuvendit të komunës së Beranës, do të zgjedhet Kryetari i ri i Komunës dhe do të miratohet buxheti i komunës për vitin 2018.

SHARE