NIS FUSHATA “BËHU PËRGJEGJËS – RAPORTO GJUETINË PA LEJE”

DCIM100MEDIADJI_0023.JPG

Foto: Java News

Ndalimi i peshkimit në Parkun Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, fillon të shtunën dhe është në fuqi deri më 15 maj, në përputhje me Urdhrin për ndalimin e peshkimit, sezonin e peshkimit dhe përmasat minimale të peshqve dhe organizmave të tjerë ujorë ku është paraparë ndalimi i peshkimit me vendimin nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Në të njëjtën kohë, Parqet Kombëtare të Malit të Zi po nisin një fushatë të quajtur “Bëhu përgjegjës – Raporto gjuetinë pa leje” me qëllim të ndërgjegjësimit të opinionit për rëndësinë e ruajtjes së vlerave natyrore të mjedisit ujor, veçanërisht të stoqeve të peshkut, dhe luftimin e gjuetisë pa leje dhe të gjitha formave tjera të aktiviteteve të paligjshme që ndikojnë negativisht në biodiversitetin.

Ata theksojnë se përveç rritjes së aktiviteteve të Shërbimit të Mbrojtjes në terren dhe raportimit të rregullt para opinionit, gjatë fushatës vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe aktiviteteve edukative që do të zbatohen nga Shërbimi Profesional i Parkut.

SHARE