QKMZ: EKZAMINIMET E PRESIONIT TË SYRIT PA UDHËZIME

Klinika për sëmundjet e syrit e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKMZ) tradicionalisht edhe këtë vit do ta shënojë Javën Botërore të Glaukomës duke organizuar ekzaminime dyditore parandaluese për kontrollimin e presionit të syrit pa udhëzime nga mjeku i zgjedhur, njoftoi QKMZ. Ekzaminimet janë planifikuar të enjten dhe të premten (16 dhe 17 mars) nga ora 09:00 deri në 14:00 në klinikën e oftalmologjisë. “Theksojmë se numri i kontrolleve është i kufizuar dhe do t’u ofrohet 60 qytetarëve të parë të interesuar që duan të kontrollojnë presionin e syve në këtë mënyrë duke u regjistruar të martën dhe të mërkurën (14 dhe 15 mars) duke telefonuar në numrat e telefonit: 020 412 313 dhe 020 412 265 në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 14:00”, ka njoftuar nga Qendra Klinike e Malit të Zi.  

SHARE