Gucia, në të ardhmen pritet të jetë një vend turistik edhe gjatë sezonit dimëror

Në Guci, natyra e përuruar ofron shumë mundësi për aktivitete si hiking, kamping, dhe eksplorim të peizazheve të mahnitshme malore. Përveç bukurisë natyrore që ky vend ka si gjatë sezonit dimëror ashtu edhe veror, gjithashtu ka një jetë të pasur kulturore dhe artistike, me ngjarje tradicionale dhe festivale të organizuara gjatë gjithë vitit. Një festival që është organizuar gjatë muajit janar është edhe festivali i parë dimëror në këtë komunë për të promovuar një sport të ri në këtë vend, skijimin.

Gjatë vizitës tonë në Guci, ne zhvilluam një bisedë me Drejtorin e Organizatës Turistike të Gucisë, Getoar Gjonbalaj tek Krojet e Ali Pashës nga e cila pik është edhe turizmi i Gucisë i njohur. Getoari, që njëkohësisht është edhe pronar i Hotel/Eko Katur Rosi ka cekur se gjate stinës së dimrit shumë nga bizneset janë të mbyllura. Por më shpresën se në të ardhmen, festivalet e tilla do bëhën traditë në këtë komunë ashtu që të ndikojë pozitivsht edhe tek bizneset e ndryshme që të jenë të hapura gjatë kësaj kohe. Sa i përket rezervimeve dhe të interesuarve për bukurinë natyrore të Gucisë numri është prej vitit në vit në rritje dhe vizitorët janë pothuajse nga e gjithë bota.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE