Mimoza Shkodra publikon këngën e re “I pabesë”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, është kthyer me projekt të ri muzikor.

“I pabesë” mban titullin kënga, të cilën po ashtu e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme skenike, si gjithnjë me veshje dhe stil unik.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Petro Xhori, kurse për ‘beat’-in dhe miksimin është kujdesur Xhumill.

Masterizimi ndërkohë është bërë nga Johan Bejerholm me video të kompletuar nga Magic Pro.

Këtë projekt tashmë mund ta gjeni në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Mimoza nga ana tjetër kishte kohë që nuk ka qenë e angazhuar dhe që nuk solli ndonjë projekt për fansat. /Telegrafi/

SHARE