Pas performancës së shkëlqyer në Fest 61, Vanesa Sono sjell klipin e këngës “Aroma jonë”

Vanesa Sono është një artiste e re e tregut muzikor.

Ajo ka për synim tregun ndërkombëtar, gjersa fundvitin e kaluar sprovoi veten edhe në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

“Aroma jonë” mbante titullin kënga e saj, e cila së fundmi është vizualizuar edhe me klip.

Autor i këngës është producenti maqedonas, Boban Apostolov, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Alban Kondi.

Ndërkohë videoja muzikore është zgjedhur të jetë e thjeshtë, me Vanesën që e interpreton baladën e saj në zemër të natyrës.

Regjisor i videos është Ardit Muhaxhiri. /Telegrafi/

SHARE