DJ Geek, Young Zerka, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha sjellin këngën e re “Nafije”

DJ Geek, Young Zerka, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ata kanë bërë një remiks të “Nafije”, ku secili prej tyre vjen me paraqitje të veçantë.

Kënga e tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa Dafina ka marrë vëmendje me dukjen dhe lëvizjet atraktive në videoklip.

Teksti i këtij projekti është shkruar nga Kresha, Elinel, Dafina Zeqiri, Young Zerka dhe Alandy.

Muzika dhe melodia e këngës është bërë po ashtu nga vet këta artistë me miksim dhe masterizim të Deard Sylejmanit.

‘Beat’-i është realizuar nga Alandy, kurse për videon vlen të ceket se e ka bërë Entermedia.

Besohet që ky bashkëpunim i tyre do të jetë një nga hitet e kësaj periudhe. /Telegrafi/

SHARE