NE DO TË INTENSIFIKOJMË AKTIVITETET PËR PRANIMIN MË TË SHPEJTË NË BE

Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar fuqimisht në rrugën evropiane, e cila do të konfirmohet përmes një qasje më të përqendruar, të organizuar dhe energjike në zbatimin e detyrimeve nga agjenda evropiane në mënyrë që të arrijë gatishmërinë e brendshme për anëtarësimin në BE deri në fund të mandatit, tha Kryenegociatorja Zorka Kordiq në një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Robert Weber. Kordiq falënderoi ambasadorin Weber për mbështetjen e BE-së për Malin e Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës gjermane të Unionit. Ajo vuri në dukje se, megjithëse korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është miratuar, është shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që çështja e zgjerimit të mbetet e lartë në axhendë. Ajo shtoi se ishte veçanërisht e rëndësishme që të merrej një vendim në kohë për ndihmën financiare dhe mjekësore të BE për luftën kundër koronavirusit dhe zbutjen e pasojave të shkaktuara nga pandemia. Në atë mënyrë, siç theksoi ajo, u dërgua një mesazh i qartë se, përkundër të gjitha problemeve me të cilat përballen vendet anëtare dhe Bashkimi, rajoni ynë nuk është harruar dhe se mbështetja e tij është e vazhdueshme dhe provë e një partneriteti të fortë. Kur bëhet fjalë për procesin e negociatave të Malit të Zi, Weber theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që Gjermania të arrijë rezultate në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe lirisë së medias dhe se ai do të vazhdojë të monitorojë progresin dhe të mbështesë reformat në ato fusha. Ai mirëpriti vendimin e Malit të Zi për të pranuar Metodologjinë e Re në procesin e pranimit, duke thënë se bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe BE do të intensifikohet. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin ekzistues dhe mbështetjen e ekspertëve të Gjermanisë në disa fusha negociuese, me një fokus në fushat e sundimit të ligjit, mbrojtjen e mjedisit dhe konkurrencën, duke theksuar gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar dhe përmirësuar bashkëpunimin.

SHARE