Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e ka pranuar iniciativën e një grupi të qytetarëve serb për të filluar një peticion për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune nga funksioni, Erden Atiq.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë për Anadolu se nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për shkak se procedura e paraparë me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për shkarkimin e kryetarit të komunës me peticion, nuk është zbatuar.
“Bëra sqarim brenda afatit ligjor se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ, sepse kërkesa duhet të përmbajë njoftim për formimin e një grupi të qytetarëve që do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ata këtë nuk e kanë bërë, ata vetëm e kanë dorëzuar kërkesën”, theksoi Ugljanin.
Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal në shtator të këtij viti, ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që nëpërmjet një peticioni t’i largojnë kryetarët e komunave veriore, udhëzim i cili u hartua nga Qeveria e Kosovës në kuadër të hapave për shtensionimin e plotë të situatës në veri.