DUKAJ: LIGJI MBI QEVERINË ËSHTË SHUMË I NEVOJSHËM, ËSHTË DETYRË DEMOKRATIKE

Malit të Zi ka nevojë për një ligj mbi Qeverinë, dhe këtë më së miri e ilustron koha në katër vitet e fundit kalendarike, në të cilat kemi pasur tre autoritete ekzekutive në mandat teknik, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

“Krijimi dhe miratimi i ligjeve është synim i përhershëm i çdo shoqërie demokratike, dhe çështja e miratimit të Ligjit mbi Qeverinë është autostrada e rregullimit ligjor, ndoshta dega më e rëndësishme e pushtetit”, tha Dukaj në tryezën e rrumbullakët me temën “Ligji mbi Qeverinë – pyetje të hapura” i cili u mbajt sot.

Ai shtoi se nevoja për rregullimin e kësaj çështje nuk është vetëm obligim kushtetues i Kuvendit të Malit të Zi, kjo është para së gjithash detyrë demokratike dhe obligim social i një brezi politikanësh.

Dukaj theksoi se sot kemi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe mirëkuptimin e adresave më të rëndësishme që monitorojnë gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tonë, siç është Komisioni i Venecias, të gjitha në drejtim të arritjes së standardeve evropiane që janë synimi ynë, pa alternativë.

Ai tha se Ministria e Administratës Publike i është futur kësaj përpjekjeje normative, duke kuptuar se pushteti i parregulluar me ligj nuk u nevojitet as atyre që e ushtrojnë, më së paku qytetarëve.

“Në të njëjtën kohë, ne pamë se më shumë paraqet barrë për shtetin sesa masë të qeverisjes së mirë”, tha Dukaj.

Zëvendëskryeministri për Sistemin Politik, Drejtësinë dhe Anti Korrupsion, Momo Koprivica, theksoi se me rastin e miratimit të tekstit të Ligjit mbi Qeverinë, duhet pasur parasysh respektimi i rreptë i të drejtave dhe kompetencave kushtetuese të përcaktuara me Kushtetutë për degët e sipërpërmendura të qeverisë, siç tregohet nga Komisioni i Venecias në opinionin e tij.

SHARE